Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 07:44

​Punëtorët e AFK-së dhurojnë gjak për të katërtën herë me radhë

Prishtinë | 17/09/2019 13:19

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) ka organizuar sot aksion vullnetar të dhurimit të gjakut, aksion ky që tanimë është bërë tradicional pasi është organizuar për të katërtin vit me radhë.

Punëtorët e AFK-së i janë përgjigjur këtij aksioni me qëllimin që të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë për gjak.

Drejtori i Agjencionit për Financim në Kosovë, Vahdet Anadolli, tha se për të katërtën herë po organizojnë dhurimin vullnetar të gjakut.

Ai tha se dhurimi i gjakut nuk është aktiviteti i vetëm që e bëjnë si AFK, pasi në vazhdimësi mundohen të jetë afër atyre që kanë nevojë.

"Tash po mbushen 4 vite ku punëtorët tanë rregullisht japin gjak për njerëzit në nevojë jo vetëm në regjionin e Pejës, por në tërë Kosovën. Kjo iniciativë nuk është e vetmja që e bënë organizata, përveç kësaj ne bëjmë edhe aktivitete të tjera bamirëse, humanitare duke i ndihmuar pandërprerë OJQ-të tjera, kështu që në baza vjetore ndajmë mjete të konsiderueshme për mbështetjen e aktiviteteve të këtyre organizatave që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre", tha ai.

Drejtori Anadolli tha se si AFK do të vazhdojnë  që rregullisht të dhurojnë gjak, në mënyrë që t'i dalin në ndihmë atyre që kanë nevojë.

"Ne mendojmë që realisht ky numër po rritet, kështu që punëtorët po bashkëngjiten, duke marrë parasysh që ka individ që nuk e kanë lehtë të dhurojnë gjak për arsye të ndryshme, por ky numër gjithnjë po rritet dhe po masivizohet dhe tash është bërë një iniciativë e cila me vite veç po vazhdon me sukses", tha ai.

Që 10 vite punon në AFK Armend Kralani, i cili dhuron gjak rregullisht në të gjitha aktivitetet që i organizon AFK.

Ndërsa, punëtori i AFK-së, Avdullah Bytyqi që dhuronte gjak për herë të parë, tha se do të marrë pjesë në të gjitha aksionet e radhës që do të organizohen nga AFK.

Kurse, menaxherja për promovimin e dhurimit të gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut, Albana Gashi, u shpreh se aksione të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress