Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:23

​Pse femrave iu rriten qimet në fytyrë?

Londër | 06/12/2018 13:28

Hirsutizmi është rritja e tepruar e qimeve te femrat në zonat ku kjo rritje kontrollohet nga hormonet androgjenë, para se gjithash testosteronit dhe vjen pikërisht si pasojë e rritjes së aktivitetit androgjenik.

Gjendja paraqet rritje të tepruar të qimeve terminale në fushat androgjene sensitive në fytyrë dhe trupin  e femrës.

Nivelet e larta të androgjenit mund të shkaktojnë hirsutizmin, ndërsa shenjat e tjera mund të zhvillohen me kalimin e kohës dhe quhen virilizim.

Shenjat e virlizimit:

Thellimi i zërit Rënia e flokëve Puçrra Zvogëlimi i madhësisë së gjoksit Rritja e masës së muskujve Zgjerimi i klitorisit

Hirsutizmi mund të ndodhë nëse përzierja e hormoneve mashkullore dhe femërore bëhet e pa balancuar aty ku kanë ndikim më të madh hormonet mashkullore, dhe të gjitha paraqiten gjatë pubertetit kur vezoret e vajzave fillojnë të prodhojnë një përzierje të hormoneve mashkullore dhe femërore, transmeton KosovaPress.

Hirsutizmi mund të shkaktohet nga:

- Vezoret policistike – shkaktohen nga çekuilibri i hormoneve seksuale që mund të çojë në periudha të parregullta, infertilitetit dhe nganjëherë ciste të shumta në vezore.

- Sindroma Cushing - një çrregullim endokrin që ndodh për shkak të nivelit të lartë të hormonit kortizol në gjak. Shkaku i një niveli të ngritur mund të jetë përdorimi i barnave të caktuara ose puna e gjëndrës së veshkave.

- Hiperplazia kongjenitale e veshkave - nënkupton prodhimin jonormal të hormoneve steroidale, duke përfshirë kortizolin dhe androgjenin e gjëndrave të  veshkave.

- Tumor dhe efektet e tij anësore

- Barnat - disa ilaçe mund të shkaktojnë hirsutizëm (bari danazal dhe ai kundër depresionit - flucosetin)

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e hirsutizmit

Historia familjare - hiperplazia kongjenitale adrenale dhe sindroma e vezoreve policistike

Femrat nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Azia Jugore kanë një shans më të madh për t’u prekur nga hirsutizmi

Obeziteti rrit prodhimin androgjen, i cili ndikon në përkeqësimin e hirsutizmit.

Hirsutizmi mund të jetë emocionalisht shqetësues: kjo çon në pasiguri, madje edhe në depresion. Gjithashtu mund të shkaktojë komplikime fizike - çekuilibri hormonal. Gratë ose vajzat me këto probleme duhet të vizitojnë mjekun, me qëllim të identifikimit të shkaqeve dhe zgjidhjes së problemit.

Nëse një femër ka hirsutizëm dhe menstruacione të parregullta, mund të ndodhë që ajo të ketë sindromën e vezoreve policistike që mund të bllokojë pjellorinë.

Për këtë arsye, gratë që marrin medikamente të caktuara për trajtimin e hirsutizmit duhet të shmangin shtatzëninë në këtë kohë për shkak të rrezikut të defekteve të lindjes.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress