Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 10:45

​Pranohen pajisjet për QKUK-në nga granti i qeverisë japoneze

Prishtinë | 07/11/2019 07:15

Sot do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës nga granti i Qeverisë së Japonisë.

Ceremonia mbahet në mjediset e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në të do të marrin pjesë ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe zyrtarë të tjerë nga autoritetet japoneze dhe nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress