Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 22.09.2017 06:16

​Përzierjet me të cilat mund të luftoni kollën

| 20/03/2017 14:27

Kollitja jo vetëm që pengon por edhe bënë të dukeni person i bezdisshëm në sytë e të tjerëve, veçanërisht nëse ndodheni në kinema apo vende të tjera ku mblidhen njerëzit zakonisht.

Ekzistojnë metoda të ndryshme për ta trajtuar këtë problem varësisht nga lloji i kollës që e keni.

Limoni përbërësi kryesor për trajtimin e kollës së thatë

Për evitimin e problemeve me kollë të thatë, në ndihmë iu vije përzierja e lëngut të limonit me mjaltë dhe qepë.

Ngrohini  këta përbërës në sasi që konsideroni se ju nevojiten dhe lërini të qëndrojnë për 2 orë, pastaj merrni nga një lugë nga kjo recetë çdo 2 ose 3 orë.

Nëse keni problem me kollë të lëngët, përdorni xhenxhefil

Receta e vjetër me xhenxhefil dhe mjaltë është e rekomanduar edhe sot për shkak të efikasistetit të shërimit të kollës së lëngët. Në një enë vendosni 12 copë nga xhenxhefili dhe lërini të zihen për 20 minuta, pasi ti keni hequr  nga zjarri, shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe një pjesë limon.

Përdoreni këtë  recetë rregullisht për t’i parë dallimet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress