Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 26.06.2017 07:13

​Përzgjidhet spitali më i mirë në Kosovë nga International Healthcare Commision

Prishtinë | 27/12/2016 17:31

International Healthcare Commission-IHC, është një komision ndërkombëtar i kujdesit shëndetësor i cili jep vlerësime spitalore, informacion për kompanitë e sigurimeve, investitorët e kujdesit shëndetësor, organizatat qeveritare dhe administratorët e palës së tretë.

IHC shqyrton të dhëna nga spitalet private në të gjithë botën për të identifikuar spitalet më të mirët ndërkombëtare, ofruesit e kujdesit shëndetësor më të mirë.

Në Tetor 2016, American Hospital Kosova u shpërblye me Çmimin Spitali më i mirë Ndërkombëtar 2016 për Kosovën.

Komisioni Ndërkombëtar i Kujdesit Shëndetësor ka realizuar përformacat shqyrtuese të vlerësimit të të gjitha spitaleve private në Kosovë gjatë viti 2016. American Hospital Kosova ka shënuar pikët më të larta të përgjithshme të të gjitha spitaleve private në vend, në këtë mënyrë nga Tetori i vitit 2016 e deri në Tetorin e vitit 2017 Spitali Amerikan mbanë trofeun e Best International Hospital Award Kosovo.

Kujtojmë faktin se në Qershor të viti 2016 Spitali Amerikan në Kosovë, është përzgjedhur Spitali më i besueshëm privat në vend nga International Certification Association (ICA). International Certification Association (ICA) ka pajisur Spitalin Amerikan me certifikatën Top Quality Medal, QUDAL 2016/2017.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress