Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:37

​Përdorimi i antibiotikëve rrit rrezikun e kësaj sëmundjeje

Prishtinë | 12/09/2019 12:51

Hulumtimi i ri ka zbuluar se përdorimi i antibiotikëve mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të artritit reumatoid për 60 për qind.

Nuk është plotësisht e qartë nëse antibiotikët përfundimisht shkaktojnë gjendjen, por ekziston një lidhje e dukshme midis të dyve. Përveç kësaj, studiuesit besojnë se ky rrezik rritet me sasinë e trajtimeve me antibiotikë që një person merr, transmeton KosovaPress.

Përdorimi më i madh i antibiotikëve mendohet se lidhet me një shans më të lartë të zhvillimit të artritit reumatoid.

Cilat lloje të antibiotikëve janë në pyetje nuk janë përcaktuar, por lloji i infeksionit të trajtuar me këto ilaçe është gjetur të ketë një ndikim të madh.

Studiuesit zbuluan se kur antibiotikët u përdorën për të trajtuar infeksionet e sipërme të frymëmarrjes, ekzistonte një shans më i madh për të zhvilluar artrit reumatoid tek individët.

Ekzistojnë shumë faktorë rreziku, përfshirë obezitetin, pirjen e duhanit, historinë familjare, depresionin, traumat fizike ose emocionale dhe përdorimin e ilaçeve të caktuara.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress