Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 10.12.2018 06:41

​​Për herë të parë Spitali Amerikan bënë transplantimin e muskujve muskulor

Prishtinë | 14/08/2015 14:09

Pas një aksidenti të rëndë, para shtatë viteve, një 22 vjeçare pësoi traumë familjarë, me humbjen e nënës dhe babait, ndërsa vëllai i saj kishte lëndime të rënda trupore. Nga kjo kohë, e reja nga Presheva por me banim në Fushë Kosovë, mbeti nën mëshirën e axhallarëve, e familjarëve të tjerë.

Mirëpo nga sot vuajtjet e saj do të marrin fund. Ajo iu nënshtrua operacionit 5 orësh në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Në fakt kjo 22 vjeçare është pacientja e parë në Kosovë që po i nënshtrohet një operacioni të tillë, intervenimi në transplantimin e muskujve muskulor, me indet e buta i cili është i lidhur me anastomozë direkt vaskulare.

Ky intervenim do të bëhet nga doktor Florin Ramadani dhe kirurgu plastik dhe rekrostruktiv, Tomas Kempny.

Kirurgu plastikë dhe rekrostruktiv, Tomas Kempny, u shpreh i bindur se vajza 22 vjeçare do të ecë si më parë.

Doktor Florin Ramadani, në Spitalin Amerikan në Prishtinë, tha se ky intervenim ka qëllime humanitare dhe se ky është pa mbulesa materiale.

Kjo ndërhyrje po bëhet me iniciativën e doktorëve në Spitalin Amerikan, dhe Drejtorit të këtij spitali, Klodian Allajbeu. Ndërkohë, kirurgu çekë, Tomas Kempny, do qëndroj në Kosovë deri në shërimin e vajzës./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress