Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:02

​Për 10 muaj Handikos pajis me karroca 156 persona

Prishtinë | 04/11/2019 13:32

Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2019, HANDIKOS ka pajisur me karroca 156 persona në total.

126 prej tyre ishin karroca të reja, 25 të përdorura dhe 5 karroca speciale.

85 femrave dhe 71 meshkujve u janë përshtatur karrocat në hapësirat e HANDIKOS-it, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre.

HANDIKOS, po ashtu gjatë kësaj periudhe ka ofruar 23 paterica CRU/CRUS , 17 shëtitore, 4 krevate ortopedikë, një palë rrota të jashtme dhe një jastëk.

Në qendrën e HANDIKOS-it, që nga viti 2005 funksionon punishtja ku montohen dhe përshtaten karrocat sipas kërkesave dhe nevojës.



Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress