Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 12:01

​Operohet duke i rënë violinës!

| 25/04/2019 16:04

Një violiniste 23-vjeçare është operuar në kokë, ndërkohë që i binte violinës. Kjo ndodhi në spitalin e Tarantos, ku ajo u trajtua për një tumor të trurit.


Neurokirurgjia tashmë është një pikë referimi kombëtare për teknikën e “kirurgjisë së zgjuar”.

“Duket surreale, por një bisedë bëhet me pacientin duke shpjeguar se çfarë po bëhet, për ta qetësuar atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe për ta monitoruar situatën me kujdes”, thanë mjekët.

Metoda kirurgjikale e adoptuar nga ekipi, zbatuar me ndihmën e pajisjeve të gjeneratës së fundit, siç është neuronavigatori dhe monitorimi neurofiziologjik në dispozicion të departamentit, ka lejuar që tumori të hiqet, duke shmangur dëmtimin neurologjik, sidomos çrregullimet e të folurit.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress