Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 07:14

​OBSH: Një e katërta e rasteve me ebola mbeten të pazbuluara

Gjenevë | 06/06/2019 19:14

Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), rreth një e katërta e njerëzve të infektuar me ebola në Kongon lindore mbeten të pazbuluara ose të gjetura shumë vonë.

"Që nga fillimi i epidemisë së Kongos, që nga gushti i kaluar, janë raportuar 1,357 vdekje, " tha Mike Ryan, duke shtuar se me sukses regjistrohen 75 për qind të rasteve, por ka një shans që t’iu shmangen një e katërta e rasteve.

OBSH paralajmëroi më herët se lufta kundër Ebola u ndërpre pesë ditë radhazi për shkak të pasigurisë.

AP njoftoi më parë se 119 raste u regjistruan që nga janari, 42 prej tyre në institucionet e kujdesit shëndetësor, për shkak, siç pretendojnë ata, hyrjes së qëllimshme të sëmundjes në vend, si dhe dezinformimit rreth përhapjes së ebola në rajon.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress