Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:45

​OBSH: 10 milionë të vdekur në vit për shkak të super baktereve

Prishtinë | 15/05/2018 22:25

Në SHBA i quajnë banda ESKAPE dhe bëjnë pjesë shtatë mikroorganizma (Enterococcus spp, Staphylococcus aureus, Klebsiella pneumoniae, Acinetobacter baumannii, Pseudomonas aeruginosa, Enterobacter spp) në gjendje të seleksionojnë, transmetojnë, riprodhojnë mutacione që u mundësojnë që t’u shpëtojnë antibiotikëve.

Falë këtij grupi dhe super baktereve të tjera vjen edhe përhapja e fenomenit të antibiotikorezistencës, ose humbja e efikasitetit të antibiotikëve dhe perspektives së frikshme të rikthimit të sëmundjeve infektive që mendohej se ishin eliminuar ose ishin nën kontroll.

Madje, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), çdo vit në Evropë vdesin 25000 persona për shkak të infeksioneve nga bakteret rezistente me një kosto financiare prej 1,5 miliardë euro.

Në botë, janë rreth 700000 vdekjet që vijnë për shkak të infeksioneve rezistente.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), parashikon se deri në vitin 2050 super bakteret do të jenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 10 milionë personave në vit duke u shndërruar arsyeja e parë e vdekjeve në botë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress