Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 11.12.2018 09:09

​OAK dhuron gjak për të shpëtuar jetë

Prishtinë | 29/12/2017 13:19

Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka ndryshuar misionin për një gjest human. Drejtuesit e Odës, bashkë me përfaqësues të bizneseve organizuan aksionin vullnetar për dhurim të gjakut me qëllim për të shpëtuar një jetë.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj tha se krahas sukseseve të shumta që OAK ka pasur në fushën e biznesit, sot kanë organizuar edhe aktivitetin vullnetar për dhurim të gjakut.

Sipas tij, Oda e Afarizmit do e bëjë praktik të përvitshme dhurimin e gjakut me qëllim që të ofrojë edhe gjak për ata që kanë nevojë.

“Kemi qenë të interesuar edhe si staf i Odës por edhe  anëtarë, të bizneseve të ndryshme, do me thënë profileve të ndryshme ta krijojmë si praktik një herë në vit, sidomos në përmbyllje të Vitit të Ri të dhurojmë gjak, dhurimi i gjakut është si thuhet nxjerrja e një pjese të trupit e cila mund të shpëton shumë jetë. Siç e dini Kosova është një prej vendeve ndoshta me numrin më të madh të aksidenteve në trafik dhe kjo nënkupton që këta njerëz kanë nevojë për gjak dhe ne jemi të interesuar, pos shërbimeve që ofrojmë për bizneset, jemi të interesuar edhe gjakut tonë me ofruar për pacient të ndryshëm”, tha ai.

Mulaj tha se një pjesë e stafit të Odës së Afarizmit të Kosovës sot kanë dhuruar gjak për herë të parë.

Ndërsa, Erinda Gashi nga kompania e miellit “Gashi4 company Grunori”, tha se për të është hera e tretë që dhuron gjak, dhe ftesës së OAK për këtë aksion i është përgjigjur me shumë kënaqësi.

Sipas saj, çdo kush mund të dhurojë gjak pa e dëmtuar shëndetin e vetë, por duke kontribuar për të shpëtuar një jetë.

“Unë dhuroj gjak qe tri herë, ftesës së Odës së Afarizmit iu përgjigja me një dëshirë të madhe, është një gjest human që çdo njeri mund ta bëjë pa e dëmtuar vetën, pa i bërë asnjë shkak të keq shëndetit, mund të shpëtoj një jetë, dhurimi i gjakut është një aksion shumë i mirë që mund ta bëjë çdo njeri”, tha ajo.

Kurse, menaxherja për marketing dhe informim në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, Albana Gashi tha se çdo aksion për dhurim të gjakut është i rëndësishëm për Tranfuzionin.

Sipas saj, çdo herë ka nevojë për gjak pasi që kërkesat janë të mëdha, por fal aktiviteteve të tilla arrijnë t’iu dalin në ndihmë pacientëve që kanë nevojë.

“Kjo është me rëndësi për neve si çdo aksion i dhurimit të gjakut që organizohet iu jemi mirënjohës të gjitha institucioneve të cilat shprehin dëshirën për të organizuar këto aktivitete të dhurimit të gjakut, është për herë të parë këtu në Odën e Afarizmit të Kosovës dhe planifikojnë me qenë një herë në vit ky aksion...Ne kurrë nuk mund të themi se kemi gjak sepse çdo herë ka nevojë për dhurim sepse kërkesat janë shumë të mëdhaja, por gjithmonë me këto aktivitete të dhurimit të  gjakut të cilat janë në mënyrë vullnetare çdo herë iu dalim në ndihmë atyre pacientëve që kanë nevojë“, tha Gashi.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut me kërkesë të qytetarëve ka organizuar aksion për dhurim të gjakut edhe në fshatin Malësi e Vogël të Rahovecit. /KosovaPress/

    


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress