Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 03:01

​Nuk dihen shifrat e sakta se sa persona janë të prekur nga epilepsia në Kosovë

Prishtinë | 11/02/2019 12:41

Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë së Kosovës, Valbona Govori, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë, tha se në vendin tonë nuk dihet numri i saktë i personave të diagnostfikurar nga kjo sëmundje, derisa kushtet jo të mira financiare janë faktor shtesë që kjo sëmundje të mos mund të trajtohet.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Govori kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që trajtimin e sëmundjes së epilepsisë ta merr më me prioritet.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Neurologëve, Afrim Blyta, çështjen e trajtimit gjinor te kjo sëmundje e ka konsideruar mjaftë problematike.  Sipas tij është e rëndësishme që të bëhet trajtimi i barabartë  i kësaj sëmundje si te femrat ashtu edhe te meshkujt, pasi sipas tij femrat janë të stigmatizuara në këtë aspekt.

Ndërsa, drejtori i Klinikës së Neotologjisë, Nexhmendin Shala duke folur për shërbimet mjekësore të këtyre pacientëve në këtë klinikë, tha se ata e gëzojnë të drejtën e kontrolleve të përditshme. Ai po ashtu i paraqiti edhe vështirësitë që i hasin si mjek gjatë trajtimit të personave të prekur me këtë patologji.

Ndryshe, gjatë ditës është bërë edhe shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore.

Në botë janë 50 milionë njerëz që vuajnë nga epilepsia ku në mesin e tyre janë nga Evropa. /KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress