Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:14

​Një lugë mjaltë në mëngjes jep rezultate mahnitëse

Prishtinë | 18/09/2019 07:47

Mjalti është ushqimi antibiotik më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja dhe përveçse është shumë i shëndetshëm është dhe shumë i shijshëm dhe i kombinueshëm për një mëngjes perfekt.

Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit. Përdorimi i mjaltit në vazhdimësi do iu sjell shumë të mira shëndetësore.

Këto janë disa prej tyre: Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit dhe lufton kundër anemisë.

Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripërave e ftohjeve.

Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë – konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.

Konsiderohet si antibiotik natyral – me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale, përcjell Vizion Plus.

Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories. Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress