Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 12:47

​Një kategori e re barnash revolucionarizon mjekësinë

| 03/01/2018 12:01

Shkencëtarët në Gjermani po merren me studimin e disa barnave të reja që janë gjenetikisht të projektuara brenda qelizave të gjalla.

Një kategori e re barnash, që është duke u zhvilluar me shpejtësi, është duke revolucionizuar trajtimin e sëmundjeve të ndryshme si artriti reumatoid, diabeti dhe kanceri.

Të njohur ndryshe si biologjike, këto barna kryejnë funksionin e inxhinierëve gjenetikë brenda qelizave të gjalla.

Më të rëndësishmet janë  antitrupat terapeutikë që besohet se mund të veprojnë më saktë se sa barnat konvencionale kimike.

Nga ana tjetër, ato janë shumë më të shtrenjta se barnat tradicionale dhe kanë efekte anësore.

“Barnat biologjike kanë qënë në përdorim për rreth 20 vjet apo më shumë dhe tani gjenden rreth 180 të tilla”, sipas Gerd Bendas nga Instituti i Biologjisë Farmaceutike, në Universitetin e Bonit, në Gjermani.

“Përpara se të zhvillohej një formë e re sintetike e insulinës për diabetikët, hormoni i rregullimit të sheqerit në gjak u mor nga pankreasi i derrave dhe më pas u pastrua”, tha ai.

“Në të kundërt, insulina biologjike mund të prodhohet, për shembull nga një qelizë në të cilën është futur një sekuencë njerëzore e koduar për ndërtimin e proteinës së insulinës”, shtoi ai.

Barnat biologjike që zëvendësojnë proteinat që prodhohen në mënyrë të natyrshme janë antitrupa terapeutike gjenetikisht të projektuara.

Ato janë në gjendje të lidhen dhe në këtë mënyrë të pengojnë struktura të veçanta në trup.

Në rastin e një çrregullimi autoimun si reumatizma, kjo do të thotë se, në vend që të çaktivizojnë gjerësisht sistemin imunitar, ato synojnë vetëm komponentët e veçantë të sistemit, të tilla si molekulat që ushqejnë inflamacionin.


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress