Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:34

​Në Klinikën e Oftalmologjisë investohen rreth 350 mijë euro në pajisje

Prishtinë | 09/07/2019 11:30

Në Klinikën e Oftalmologjisë sot janë përuruar pajisjet e reja që janë blerë në vlerë prej 350 mijë euro, e që ky investim do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të kësaj klinike për diagnostikimin dhe operimin e sëmundjeve të syve në Prishtinë.

Kjo klinikë për herë të parë është furnizuar me mikroskop operativ për operimin e segmentit të pasmë të syrit, Cross-Linking për trajtimin e patologjive të koernesë së syrit, Optical Coherence Tomography për diagnostikimin e sëmundjeve të retinës dhe disa pajisje të tjera.

Me rastin e përurimit të këtyre pajisjeve, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, deklaroi se investime të tilla po bëhen me të vetmin qëllim që të ofrohen kushte më të mira për pacientët kosovar.


Investimi në pajisje sipas drejtori të ShSKUK-së Basri Sejdiu, do të ndikojë që pacientët të mos kërkojnë më shërim jashtë vendit, por të marrin shërbime në këtë klinikë.

Drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë, Adem Miftari, është shprehur i kënaqur me furnizimin me pajisje të reja, pasi sipas tij në këtë klinikë nuk është investuar prej vitit 1983 kur edhe është themeluar.

Miftari tha se nëse kanë përkrahje mund ta bëjnë Klinikën e Oftalmologjisë qendër referente regjionale për shërbime për sëmundjet e syrit.

Ai u shpreh se para dy javësh kur është mbajtur java e shëndetësisë turko-kosovare dhe në atë javë ai tha se janë bërë 14 operacione, ku 70 përqind janë bërë nga mjekët kosovar.

Drejtori Miftari tha se do të punojnë shumë edhe në trajtimin e stafit në mënyrë që të ofrojnë shërbime sa më të mira për të gjithë pacientët./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress