Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.10.2018 01:40

​Në këtë vend pothuajse të gjithë kanë kancer - askush nuk e di pse

Berlin | 03/01/2018 18:40

Një fshat gjerman ka nivel dyfish më të lartë të kancerit nga mesatarja shtetërore.

Edhe pse me vetëm 1500 banorë, fshati Wewelsfleth është bërë i famshëm në botë, por jo për të mirë.

Në fakt, në qytetin gjerman madje çdo dhjetë banorë vuajnë nga një formë e kancerit - kështu që pothuajse çdo familje jeton me dikë që ka këtë diagnozë.

Megjithëse kanceri është padyshim një sëmundje në rritje, nuk dihet shkaku i saktë pse një numër kaq i madh njerëzish është prekur prej tij, shkruan IBTimes.

Sipas statistikave, të gjithë banorët në Wewelsfleth kanë dy herë më shumë shanse për këtë diagnozë sesa njerëzit nga pjesa tjetër e Gjermanisë.

Disa fshatarë konsiderojnë se ka tre stacione të energjisë bërthamore afër.

Por Universiteti i Lübeck ka bërë një hulumtim në uzinën e energjisë bërthamore, por ajo nuk është konstatuar si shkaktar i vërtetë i kancerit.

Në Wewelsfleth, numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga kanceri i gjirit, mushkërive, zorrës së trashë dhe stomakut, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress