Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:44

​Ndahet nga jeta Thoma Kristo, ndër themeluesit e pediatrisë në Shqipëri

Tiranë | 18/08/2019 17:14

Profesor Thoma Kristo, një nga themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri, lektor i njohur i Fakultetit të Mjekësisë dhe autor i mjaft teksteve e monografive për Mjekësinë Shqiptare u nda nga jeta.

Kristo e nisi profesionin e tij në kohën kur statistikat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri ishin në nivele afrikane dhe kur ishte e zakonshme që në familjet shqiptare, bëhej pyetja “sa fëmijë ke gjallë”.

Ai e shoqëroi evoluimin e shërbimit mjekësor ndaj fëmijëve me të njëjtin pasion, në të gjitha fazat e saj, derisa sot ishte njëri nga kontribuuesit kryesorë në shërbimin shumë delikat e të specializuar të Kardio-Pediatrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke ndarë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kristos, tha se e ka parë nga afër se me sa pasion e preokupim i ndiqte zhvillimet në fushën e pediatrisë shqiptare.

“Pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë. Trashëgimia teorike, por edhe praktike që la profesor Thoma Kristo, me libra, tekste, studentë, por edhe pacientë, janë një garanci e fortë se pediatria shqiptare do t’ia dalë të mbërrijë më shpejt se shumë degë të tjera standardet evropiane”, u shpreh Basha./atsh

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress