Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:12

​Mushkonjat e modifikuara - dështon zvogëlimi i numrit të insekteve të infektuara në Brazil

Uashington | 18/09/2019 13:05

Në një përpjekje për të frenuar përhapjen e viruseve Zika dhe etheve të verdha, studiuesit e Universitetit Yale filluan një eksperiment të modifikimit të gjenit të mushkonjave dy vjet më parë për të parandaluar përhapjen e mostrave të infektuara.

Megjithatë, kohët e fundit, është zbuluar se numri i tyre nuk është zvogëluar në natyrë.

Eksperimenti me lëshimin e mushkonjave transgjenike në Brazil, si një mënyrë për të zvogëluar popullsinë e tyre, zyrtarisht ka përfunduar, për shkak të rezultateve më të dobëta në terren sesa pritej, thanë ekspertët e Universitetit Yale.

Megjithëse disa milionë mushkonja-meshkuj të modifikuara gjenetikisht bartnin gjenin vdekjeprurës për pasardhës të favorshëm të femrave të egra, popullsia e këtyre insekteve nuk ka rënë aspak, transmeton KosovaPress.

Për këtë arsye, shkencëtarët analizuan mostrat e gjeneve të mushkonjave transgjenike dhe pas eksperimentit zbuluan se disa nga llojet e egra ruanin gjenet nga llojet e modifikuara, pavarësisht pretendimeve fillestare që gjenet nuk do të hynin në popullsinë e përgjithshme, pasi pritej që pasardhësit të mos mbijetonin.

Popullsitë lokale të mushkonjave braziliane fillimisht u zvogëluan pasi mushkonjat e modifikuara u lanë të lira në natyrë, por u rrit përsëri pas rreth 18 muajsh.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress