Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 19.02.2019 11:08

​Mungesa e gjumit dëmton ADN-në dhe shton rrezikun nga kanceri

Hong Kong | 11/02/2019 19:29

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë dëmtimin e përhershëm të ADN-së dhe shton mundësinë për t’u prekur nga kanceri.

Ky përfundim doli nga një studim i Universitetit të Hong Kongut me 49 mjekë, 24 prej të cilëve duhej të punonin gjatë natës.

Shkencëtarët thanë se mungesa e gjumit nuk i jep mundësinë ADN-së që të kryejë procesin e saj të rikuperimit dhe çon në disa sëmundje të rënda.

Për të rriturit, koha e gjumit rekomandohet të jetë 7 orë, por studime të ndryshme kanë treguar se jo gjithmonë ky orar respektohet.

Madje, thonë se sot të rriturit flenë deri në 5 orë gjë që është shumë pak në krahasim me rekomandimet./KosovaPress/  

Loading...
 

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress