Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:15

​MSh, ASK e ARC me marrëveshje për indikatorët shëndetësor

Prishtinë | 03/10/2019 11:41

Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi për raportimin e indikatorëve shëndetësor.

Sipas MSh-së, marrëveshje është nënshkruar nga Dr. Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm i MSh-së, Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i ASK-së dhe Bekim Hoxha, drejtor i përgjithshëm i ARC-së.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është harmonizimi i aktiviteteve dhe nën aktiviteteve për gjenerimin e raporteve për sektorin e shëndetësisë konform rregullave dhe procedurave sipas indikatorëve shëndetësor për nevojat e institucioneve të Republikës së Kosovës, për EUROSTAT, UNECE, OECD dhe institucionet tjera respektive për nxjerrjen e indikatorëve për Objektivat e Zhvillimit te Qëndrueshëm 2030 (SDG) edhe institucionet e tjera. Marrëveshja parasheh obligimet e secilës palë nënshkruese, ndërsa të dhënat e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia e Statistikave te Kosovës do t’i shfrytëzojë ekskluzivisht për qëllime statistikore, respektivisht për përpilimin e raporteve dhe dërgimin e te dhënave tek institucionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi, duke falënderuar dy institucionet e tjera për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, tha se ajo do t’u ndihmojë institucioneve që të sigurojnë të dhëna të dëshmuara për indikatorët shëndetësor dhe kjo do të ndikojë që politikat e reja në fushën e shëndetësisë të hartohen duke u bazuar në evidenca të sakta dhe në dëshmi.

 Palët nënshkruese janë pajtuar që kjo marrëveshje e mirëkuptimit të fillon të zbatohet  nga dita e  nënshkrimit./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress