Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:02

​Mozzarella britanike pretendon ta rrëzojë nga froni rivalen italiane

Prishtinë | 11/02/2019 21:51

Mozzarela e prodhuar në Britaninë e Madhe është gjithnjë e më shumë e pranishme në tryezat e britanikëve dhe shpreson të rrëzojë nga froni rivalen e saj italiane, duke përfituar nga një formë suporti që do t’i sjellë Brexit.

Rreth 2.000 kilometra nga Campania, në kodrinat e gjelbërta të Hampshire në Angli, disa dhjetëra buallica lënë ngadalë si pa qejf stallën ku qëndrojnë, mes fijëzave të kashtës të ngjitura pas thundrave. Është ora e mjeljes në fermën e Laverstoke park.

Qumështi i tyre i pasur me proteina dhe kalcium mblidhet dhe transformohet gjatë ditës në topa të bardhë të lezeçëm, gati për t’u degustuar po atë mbrëmje.

“Dallimi me mozzarelën italiane? E jona është më e mirë’’, shprehen me mburrje britanikët, shkruan ATSH.

Ish-kampion i Formula 1, i fokusuar në fushën e bujqësisë dhe rritjen bio, nisi prodhimin e mozzarelës së qumështit të buallicës dhjetë vite më parë me objektivin për të përftuar shijen më të mirë, pa bërë kompromise. Ai prodhon aktualisht 150 ton mozzarella bio në vit në fermën e tij prej 1000 hektarë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress