Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.10.2019 10:12

​Momenti i përqafimit të parë i nënës me të porsalindurin mbetet i përjetshëm në spitalin “Sirona”

Prishtinë | 18/07/2019 13:03

​Spitali “Sirona” tashmë është dëshmuar si një nga institucionet shëndetësore më serioze dhe moderne në vend.

Përpos shërbimeve të tjera, në këtë spital trajtim profesional iu kushtohet edhe grave shtatzëna të cilat sjellin në jetë vogëlushët e tyre.

“Sirona” mbetet e përkushtuar në ofrimin e trajtimeve profesionale dhe miqësore për nënat e reja me ambiente moderne, dhoma njëshe dhe me kontrolle të rregullta mjekësore.

Me kujdesin 24 orë në 7 ditë të javës, femrave iu ofrohet rehati dhe komoditet gjatë periudhës më të rëndësishme të jetës së tyre, asaj të pritjes së ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.

Në këtë spital thonë se vazhdojnë të mbesin të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe sigurisë ndaj pacientëve, ndërsa të porsalindurit janë frymëzim pasi ata sjellin dashuri dhe se kujdesi për ta është privilegji i madh.

E sikur të mos mjaftonte i gjithë kujdesi mjekësor, spitali “Sirona” ua mundëson nënave që të kenë përjetë momentin më të rëndësishëm në jetën e tyre, atë të lindjes së fëmijës.

Ky spital ka angazhuar fotografin e njohur Norik Uka, për të kapur momentet e lindjes së nënave. Sipas tyre, fotografitë janë pjesë e pakos në ofertën e lindjes në këtë spital.

Lotët e gëzimit të nënave dhe të qarat e foshnjave të porsaardhura në jetë tashmë do të jenë përherë një kujtim i dokumentuar përmes fotografive.

“Ndjesia më e mirë përjetohet ne Spitalin Sirona. Ne e bëjmë që momenti më i rëndësishëm të jetë i përjetshëm”, thuhet në një nga postimet e spitalit ku shihet përqafimi i parë i fëmijës me nënën.

Ndryshe, spitali “Sirona” gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj në kilometrin e 9-të.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress