Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:13

​Mjalti mund të jetë edhe i dëmshëm për këtë arsye

Uashington | 06/12/2017 18:43

Mjalti shpesh përdoret si alternativë e shëndetshme e sheqerit.

Edhe pse është i njohur për nga përbërësit e shumtë mjekues, ekziston një sasi e caktuar e marrjes së mjaltit, e cila mund të ketë pasoja për shëndetin tuaj.

Nutricionistja Angela Lemond nga Teksas paralajmëron se edhe pse e trajtojmë mjaltin si diçka natyrale, nuk e kuptojmë se sa shumë sheqer ka ai.

Ndërsa, Torey Armul nga Ohajo, thotë se marrja në masë të madhe të mjaltit lidhet me shtimin në peshë, diabetin dhe gjakderdhjen e dhëmbëve, për shkak të sasi së madhe të fruktozës në përbërjen e mjaltit.

Organizata amerikane për sëmundje zemre rekomandon kufizimin deri në gjashtë lugë çaji me mjaltë në ditë. Një lugë çaji me mjaltë ka 64 kalori dhe mbi 17 gramë sheqer. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress