Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:21

​Ministri Ismaili: Menaxhim spitalor sipas praktikave ndërkombëtare

Prishtinë | 15/05/2019 16:31

Ministria e Shëndetësisë, përmes projektit të shëndetësisë kosovare në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore, ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane ICME për menaxhim spitalor.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se QKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë pasur mungesë të theksuar të menaxhimit të mirëfilltë spitalor ku si pasojë këtë situatë e kanë vuajtur pacientët, por edhe vet profesionistët shëndetësor.

“Rrjedhimisht spitalet kanë ofruar më pak shërbime për qytetarët, ka pasur më pak llogaridhënie, si dhe më pak efikasitet”, tha ai.

Ministri Ismaili shtoi se për shkak të mungesës së harmonizimit me praktika ndërkombëtare menaxhimi i këtyre komponentëve kryesore për funksionimin efikas të spitaleve nuk ka funksionuar.

“Kontrata e nënshkruar sot me kompaninë gjermane do të jetë kyçe për të na ndihmuar të identifikojmë problemet dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të bazuara në praktika ndërkombëtare”, tha ministri Ismaili.

Drejtori i kompanisë gjermane ICME, Holger Micheel-Sprenger u shpreh i lumtur që kompanisë gjermane me renome i është besuar një marrëveshje përmes së cilës priten rezultate konkrete në menaxhimin spitalor në Kosovë.

ICME, që është kontraktuar përmes Bankës Botërore, do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Kontrata e nënshkruar sot, është në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare me Bankën Botërore dhe do të zgjasë 6 muaj me mundësi vazhdimi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress