Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:47

​Me kontrolle falas, Prishtina shënon Ditën Botërore të Mbipeshës

Prishtinë | 11/10/2018 13:37

Gjatë ditës së sotme në kryeqytet janë ofruar kontrolle falas për qytetarët, me rastin e shënimit të 11 tetorit- Ditës Botërore të Mbipeshës.

Ky aktivitet është organizuar nga Human Care dhe “FES”, ku mes tjerash janë shpërndarë edhe broshura  informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës.

Qëllimi i këtij aktiviteti sipas Hana Xhemailit nga Fredrich Ebert, është kundër stigmatizimit dhe gjuhës denigruese ndaj personave me mbipeshë.

Doktoresha e “Human Care”, Hana Qavdarbasha u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për shëndetin.

Qytetari Ramë Hajdari, edhe pse falenderoi organizatorët për këto shërbime falas, tha se është pak i informuar në lidhje me këtë ditë.

Aktivitete të tilla janë organizuar edhe në qendër të qytetit të Mitrovicës. Vullnetarët e këtyre organizatave kanë shpërndarë broshura informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë çështje. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress