Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:28

​Maqedonia Veriore ndalon importin e derrave nga Serbia

Shkup | 12/08/2019 16:03

Maqedonia Veriore sot ka ndaluar importin dhe transitin e derrave, mishit të derrit dhe produkteve të këtij mishi nga Serbia.

Sipas një deklarate të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë Veriore, vendimi erdhi pasi u regjistruan disa raste të dyshuara për ethe të derrit në rajonin e Beogradit dhe Smederevës, transmeton KosovaPress.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për të qenë e saktë, ka nxjerrë një vendim që ndalon importin në Maqedoninë Veriore dhe kalimin transit të derrave nga Serbia.

Organizata Botërore për Mbrojtjen e Shëndetit të Kafshëve ka vendosur sot Serbinë në listën e vendeve që kanë raportuar raste të etheve të derrit që dyshohet se janë murtaja afrikane.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress