Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:46

​Llojet e panjohura të kancerit

Prishtinë | 15/07/2017 17:27

Kanceri është sëmundje vdekjeprurëse që po merr çdo vit me mijëra jetë njerëzish.

Kjo sëmundje përhapet në të gjitha format e saj me një shpejtësi të frikshme.

Tre llojet më të rralla të kancerit, të cilët janë thuajse të panjohur dhe shenjave paralajmëruese të tyre:

-Kanceri  i këmbës:  Ky lloj kanceri është shumë i rrallë dhe manifestohet me ënjtje të vazhdueshme të këmbës, plagë të kuqe në ngjyrë mavi dhe një ndjesi shpuese, e cila çon deri në paralizim të nervave.

-Kanceri vaginal: Kanceri vaginal është një  tumor i rrallë i cili e merr origjinën nga qelizat që veshin sipërfaqen e saj. Akoma nuk njihen shkaqet e mirëfillta që shkaktojnë këtë lloj kanceri, por në përgjithësi ndryshimet nisin kur qelizat normale pësojnë një mutacion gjenetik që i kthen ato në qeliza jonormale.

Qelizat normale rriten dhe shumëfishohen në një ritëm të caktuar, për një kohë të caktuar. Qelizat kancerogjene rriten jashtë kontrollit dhe grumbullohen duke formuar një masë tumorale. Në format e hershme të zhvillimit të tij nuk jep shenja apo simptoma, kurse në një fazë të avancuar do të vini re:

- Hemorragji vagjinale jo të zakonshme pas marrëdhënieve seksuale ose në periudhën pas menopauzës.  - Rrjedhje vagjinale të ujshme  - Shfaqja e një plage apo mase në vagjinë - Urinimi i dhimbshëm - Konstipacion (kapsllëk) i zgjatur 

-Kanceri i gjëndrave të pështymës: Ndër simptomat e para të tij është vështirësia për t'u përtypur, plagë në zona të ndryshme të gojës, gunga pas veshit dhe në qafë.  Mund të trajtohet me  radioterapi dhe kirurgji në masën 90 për qind. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress