Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:06

​LDK: Sektori i shëndetësisë është në kolaps

Prishtinë | 11/02/2019 10:55

Grupi i Parlamentar i LDK-së ka ngritur problemet në sektorin e shëndetësisë, të cilat sipas këtij grupi po kalojnë në heshtje dhe konsiderojnë se qeveria ka dështuar në këtë sektor, gjatë vitit që lamë pas.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një konferencë për medie, tha se ligji për sigurime shëndetësore dhe ligji për shëndetësi, nuk janë ardhur në kuvend në vitin 2018, ndërsa, në vitin 2019 pritet të vijë vetëm ligji për shëndetësi dhe jo edhe ai për sigurime shëndetësorë.

Ndërsa për ligjin për paga, ai tha se ka shfaqur pakënaqësi në sektorin e shëndetësisë.

Naser Rugova, deputet nga LDK tha se manipulimet e opinionit nga një ministër i Facebook, është vërtete e turpshme.

Sipas Rugovës, sektori i shëndetësisë është në kolaps.

Ai ka thënë se GP solidarizohen me grevën e Shërbimit Korrektues./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress