Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 04:44

​LDK akuzon ministrin Ismajli për dështim total në sektorin shëndetësor

Prishtinë | 18/06/2019 13:00

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konferencë për medie ka folur për të gjeturat e raportit të progresit për sektorin e shëndetësisë, ndërsa ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli.

Naser Rugova tha se ministri i Shëndetësisë e ka lënë anash këtë sektor, pavarësisht se ka premtuar reforma.

"Të gjeturat e raportit të progresit në sistemin shëndetësor të vendit tonë thonë se barriera kryesore është që populli i Kosovës privohet nga sigurimet shëndetësore. Ministri dhe qeveria prej vitit 2018, për arsye të panjohura nuk e kanë proceduar në Kuvend. Nuk ka asnjë lëvizje konkrete për rifillimin e këtij projekti që është parakusht për sigurimet shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë  kishte deklaruar se do të fillojë me mbledhjen e premiumeve. Nëse do të bëhet ndryshimi i këtij ligji, nuk do të mund të bëhet deti më 2021. Të gjeturat e tjera, sipas raportit nuk është shënuar ndonjë përparim, nivele të ulëta të produktivitet në shërbimet shëndetësore. Pacienti i Kosovës paguan rreth 40 për qind nga xhepi i vet. Llogaridhënia e sektorin e shëndetësisë mungojnë thotë raporti i progresit", tha Rugova.

Mungesa e ligjit për inde dhe organe tha se është një shqetësim tjetër, ku vetëm një intervenim i një pacienti kushton 20 mijë euro, duke trokitur në spitale të vendeve të tjera.

Sipas një analize, Rugova thotë se rreth 150 milionë euro, pacientët paguajnë për shërbime shëndetësore. Ai ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë të punojë konform premtimeve.

Ndërsa, Haxhi Avdyli tha se ministri Ismajli vëmendjen e ka te SHSKUK dhe fotot e bukura.

"Ne po vijmë nga komisioni për shëndetësi, dhe që dy herë është duke dështuar. Kjo tregon që kjo qeveri dhe ky ministër është i papërgjegjshëm. Ky ministër ka dështuar totalisht. Asnjë ligj nuk ka ardhur. I vetmi ligj ka qenë për prodhimet e gjakut. Nuk është duke u përmbushur pritjet e qytetarëve për reforma. Kemi foto të bukura, por jo edhe reformë. Është edhe dështimi të sistemit të informimit shëndetësor. Mjekësia preventive dhe spitalet rajonale janë lënë në harresë", tha Avdyli.

Ai tha se ka vonesa të shumta në shpërndarjen e barnave dhe materialeve. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress