Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 02:54

​LDK: 2018-ta, vit i dështuar i shëndetësisë

Prishtinë | 11/02/2019 12:13

Grupi i Parlamentar i LDK-së ka shfaqur problemet në sektorin e shëndetësisë, të cilat sipas këtij grupi po kalojnë në heshtje dhe konsiderojnë se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë dështuar në këtë sektor, gjatë vitit që lamë pas.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një konferencë për medie, tha se ligji për sigurime shëndetësore dhe ligji për shëndetësi, nuk janë ardhur në kuvend në vitin 2018, ndërsa, në vitin 2019 pritet të vijë vetëm ligji për shëndetësi dhe jo edhe ai për sigurime shëndetësorë.

Për ligjin për sigurimet shëndetësore, Avdyli ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli nuk ka njohuri fare dhe po propagandon për këtë ligj.

Ndërsa për ligjin për paga, ai tha se ka në sektorin e shëndetësisë janë shfaqur pakënaqësi për kategorizimin e koeficienteve.

Naser Rugova, anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe deputet nga LDK tha se manipulimet e opinionit nga një ministër i Facebook, janë vërtet të turpshme.

Sipas Rugovës, sektori i shëndetësisë është në kolaps.

Ai ka thënë se GP i LDK-së solidarizohet me kërkesat e punëtorëve të Shërbimit Korrektues për ligjin e pagave./KosovaPress/

 

Temat:
Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress