Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:50

​Largoni fryrjen e stomakut me vetëm një lugë gjelle të këtij ushqimi

Prishtinë | 30/09/2019 21:20

Gazrat dhe fryrja krijojnë dhimbje barku dhe i bëjnë njerëzit të ndjehen të pakëndshëm.

Zgjidhja e këtij problemi në mënyrë natyrale qëndron në uthull molle, e cila përmban dy përbërës kryesorë për tretje të shëndetshme dhe funksionimin e zorrëve - pektin dhe enzimat tretëse.

Pektina është një niseshte që promovon punën e baktereve të mira në zorrë dhe ndihmon në tretjen e duhur të ushqimit gjatë tretjes. Enzimat tretëse janë të rëndësishme për prodhimin e acidit në stomak, i cili gjithashtu promovon tretjen.

Nëse stomaku juaj është i fryrë dhe keni gazra, përzieni dy lugë uthull molle në një gotë me ujë të valë dhe pini çdo ditë.

Ekspertët thonë se uthulla e mushtit të mollës mund të zgjidhë fryrjen e shkaktuar nga helmimi, por thjesht këshillohuni me mjekun pak para se të përdorni këtë ilaç natyral, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress