Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 09:26

​Ky është kombi më përtac i Evropës

Londër | 10/08/2017 17:14

Një hulumtim i kryer nga kompania Ladbrokes tregon se madje 78 për qind e bullgarëve nuk ushtrojnë asnjëherë, shkruan “Daily Mail”.

Nga ana tjetër, më aktivët janë suedezët, në mesin e të cilëve ushtrimeve “i ikin” vetëm 9 për qind e tyre, transmeton KosovaPress.

“Pasi që bullgarët janë njëri nga popujt më të trashë në Evropë, ndoshta nuk çudit fakti se ata janë pak të turpshëm sa i përket aktiviteteve fizike”, ka thënë Jessica Bridge nga Ladbrokes. 

Pas Bullgarisë në listë renditen Malta me 75%, Portugalia 64%, Rumania 60%, Italia 60%, Greqia 59%, Qipro 54%, Polonia 52%, Lituania 46%, Spanja 44%, Hungaria 44%, Franca 42%, Sllovakia 41%, Letonia 39%, Estonia 36%, Britania e Madhe 35%, Çekia 35%, Irlanda 34%, Belgjika 31%, Kroacia 29%, Holanda 29%, Gjermania 29%, Luksemburgu 29%, Austria 27%, Sllovenia 22%, Finlanda 15%, Danimarka 14% dhe Suedia 9%.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress