Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:05

​Krijesa aliene shfaqen në kuzhinë - video

Londër | 12/02/2019 17:45

Krijesa të çuditshme janë gjetur në Zelandën e Re, duke lënë të gjithë të frikësuar, sidomos duke pasur parasysh se janë parë brenda një kuzhine në shtëpi.

Edhe ekspertët e insekteve nuk ishin në gjendje të përcaktojnë se çfarë ishin kafshët e çuditshme.

Tim Clerke nga Auckland, Zelanda e Re, u habit kur i gjeti, por kishte nevojë për ndihmë për të identifikuar se çfarë saktësisht ishin - kështu që ai publikoi një video në Facebook.

Por në vend të ndihmës, shokët e tij thjesht i thanë atij se krijesat në video ishin të tmerrshme.

“Nëna ime i gjeti këto në katin e kuzhinës këtë mëngjes. Njëri është ende gjallë” "tha Tim.

“A e di kush se çfarë janë ata? Nikki është tmerruar dhe do të ketë disa javë të këqija.  Duket sikur dikush të ketë prerë fundin e minjve”, vuri në dukje një person.

"Ky është si një film horror", shkroi një tjetër komentues.

Biosecurity New Zealand ka parë videon, por nuk ishte në gjendje të përcaktojë se për çfarë bëhej fjalë.

Ekspertët e Universitetit të Auckland kanë një teori krejtësisht ndryshe duke thënë se videoja është e rreme, transmeton KosovaPress.

Por, Eric Edwards, ekspert i insekteve, tha se është e mundshme të bëhet fjalë për një specie krejtësisht të panjohur, e cila ka lënë larvat e saj, të njohura si ‘bishtat e gjatë të minjve” që ndodhen në kanalizime dhe vende të thata.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress