Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Diabetit

Prishtinë | 14/11/2017 13:00

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Diabetit, Human Care ka dhënë mundësinë që gjitha gratë, e në veçanti ato shtatzëna të bëjnë testin e glicemisë ( sheqerit në gjak).

Moto ndërkombëtare me rastin e kësaj dite është "Gratë dhe diabeti", ku i kushtohet parandalimit të diabetit gjatë shtatzënisë apo diabetit gestational.

Sot në botë jetojnë mbi 200 milion gra me diabet, shumica nga to nuk kanë trajtim dhe edukim.

Diabeti është shkaku i nëntë i vdekjes së grave në nivel global, duke shkaktuar 2.1 milionë vdekje çdo vit.

Përafërsisht një në shtatë lindje është prekur nga diabeti gestational (GDM), që është një kërcënim i rëndë dhe i lënë pas dore për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Ky aktivitet ka për qëllim vetëdijesimin e grave, posaqërisht të shtatznave për kontroll të rregullt të nivelit të sheqerit në gjak.


 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress