Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:13

​Komunat me mungesë të gjinekologëve, shkak konfliktet ligjore

Prishtinë | 18/09/2019 15:29

Kamenica, Kaçaniku e Dragashi janë disa nga komunat të cilat ende nuk kanë gjinekologë. Gratë nga këto anë detyrohen të shkojnë në qendra private për kontrolle. E mungesa e gjinekologëve në këto komuna, është si pasojë e konflikteve ligjore.

Kështu u tha sot në debatin “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Adelina Hasani nga KDI, tha se shumë komuna të Kosovës ballafaqohen me mungesë të gjinekologut dhe gratë detyrohen të shkojnë në qendrat e maternitetit për shkak të largësisë nga vendbanimet e tyre.

Hasani, mes tjerash, tha se ka edhe komuna të cilat nuk kanë maternitet, dhe nuk ofrojnë shërbime gjinekologjike. Këto gra, në bazë të hulumtimit, Hasani tha se detyrohen të shkojnë në qendra private për të kryer kontrolle.

Në lidhje me këtë, Agim Çaka nga koalicioni Nisma-AKR-PD, tha se mungesa e gjinekologëve në këto qendra është pasojë e konflikteve ligjore.

Besa Baftiu nga Partia Socialdemokrate, tha se kjo çështje është diskutuar edhe në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, megjithatë sipas saj Qeveria ka qenë përgjegjëse për të bërë një zgjidhje.

Mes tjerash ajo tha se Kamenica tha se në bazë të popullsisë prej 36 mijë banorëve, i bie që duhet të ketë gjashtë gjinekologë, por që kjo komunë nuk ka që katër vjet gjinekologë.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë debat theksoi se në Kaçanik ka pasur konkurse, por nuk ka pasur gjinekolog që kanë aplikuar për vende të punës.

Krahas kësaj, Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar  Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se nuk ka pasur interes dhe prioritet për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë. /KosovaPress/

 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress