Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:58

​Komisioni Evropian miraton tregtimin e vaksinës kundër Ebola-s

Prishtinë | 11/11/2019 23:27

Komisioni Evropian miratoi sot për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Ilaçi ka qenë në zhvillim që nga epidemia e Afrikës Perëndimore në vitin 2014 dhe u është dhënë personave me rrezik të lartë infeksioni, përfshirë punëtorët e kujdesit shëndetësor në Republikën Demokratike të Kongos.

“Gjetja sa më shpejt e një vaksine kundër këtij virusi të tmerrshëm, ishte përparësi për komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi komisioneri evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Vytenis Andriukaitis, në Bruksel.

Njoftimi pason një rekomandim nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), që vlerësoi përfitimet dhe rreziqet e vaksinës.

Deri më tani, më shumë se 200000 njerëz në Kongo janë imunizuar me ilaçin eksperimental dhe një vaksinë e dytë u prezantua në shtator./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress