Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:42

​Klinikën e Syve për herë të parë nis përdorimin e metodës cross-linking

Prishtinë | 17/08/2019 13:27

Mjekët e Klinikës së Syve kanë aplikuar për herë të parë tek dy pacientë metodën e njohur si cross-linking, trajtimi jo kirurgjikal, që bazohet në aplikimin e rrezeve ultraviolet A (UVA 365 nm) dhe riboflavinës (Vitamina B2).

Aplikimi i kësaj metode u mundësua pas furnizimit me apraturë të re mjekësore të blerë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

Pas aplikimit të kësaj metode, tek syri mundësohet rritja qëndrueshmërinë e strukturës së kornesë në 300 %, duke ndaluar  progresesin në formën e keratokonusit.

Pacientët kanë qenë të datëlindjes 1991, përkatësisht 2005.

Sipas shërbimit spitalor, deri më tani pacientët kanë paguar 1200 deri 1500 euro në institucionet private shëndetësore.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress