Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 12:27

​Këto ushqime i konsumojmë çdo ditë dhe janë shkaktarët kryesorë të migrenës

Prishtinë | 11/09/2019 15:49

Përbërjet kimike në disa ushqime ngushtojnë enët e gjakut, gjë që na bën të ndiejmë më shumë dhimbje

Migrena është një dhimbje koke e fortë që fillon papritmas, dhe dhimbja e kokës zakonisht është pulsuese.

Shumë faktorë inkurajojnë sulmet e migrenës - nga cikli menstrual ose ovulacioni, mungesa ose teprica e gjumit – por mund të jenë edhe ushqimet që konsumojmë.

Shkaktarët  kryesorë të migrenës janë komponimet kimike vasoamine, pasi ato shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut. Tiramina e gjetur në kos, qumështi i thartuar dhe djathëra, verë e kuqe, mish i terur, është një prej shkaktarëve.

Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga pijet me kafeinë, çokollata e errët, peshqit, hudhrat, spinaqi, selino, panxhari, marulja, ananasi, bananet, avokado, kumbulla.

Ushqimet që përmbajnë uthull dhe maja, nitrite dhe glutamate monosodium të përdorura si konservues, ëmbëlsues artificial-aspartame, tetrazinë, dyoksid squfuri, kripë dhe konservues, janë me rrezik të lartë.

Edhe temperatura e ushqimit mund të shkaktojë dhimbje koke, andaj është mirë që ushqimi të mbahet pak më i ngrohtë dhe ta mbani në temperaturën e dhomës.

Nga ana tjetër, ushqimet e pasura me magnez dhe vitaminë B2 mund të zvogëlojnë dhimbjet e kokës, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress