Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 03:49

​Këto shenja në thonj paralajmërojnë sëmundje të rrezikshme

Londër | 13/05/2019 17:44

Simptomat e diabetit tip 2 përfshijnë humbjen e papritur të peshës, ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme dhe shkuarjen e shpeshtë në tualet.

Por, ju gjithashtu mund të jeni në rrezik nga niveli i sheqerit të lartë nëse keni një shenjë paralajmëruese, të cilën nuk duhet injoruar, transmeton KosovaPress.

Diabeti është gjendja më e zakonshme që prek më shumë se katër milionë njerëz në Britaninë e Madhe dhe 90 për qind e rasteve janë  shkaktuar nga diabeti tipi 2.

Sëmundja shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinën, ose nëse trupi nuk reagon ndaj saj.

Mungesa e insulinës ndikon që trupi të konvertojë sheqerin në gjak në vend se ta shndërrojë në energji.

Ju mund të jeni në rrezik nga simptomat e diabetit nëse keni thonj që kanë shenja.

Gjendja është e njohur si linjat Beau dhe ato përshkruhen si identitet që shtrihet nga njëra anë e thoit te pjesa tjetër e tij.

Vijat shkaktohen nga gjendjet mjekësore për shkak të prishjes së sipërfaqes së thonjve.

“Kushte të tjera që shkaktojnë linjat e Beau janë sëmundjet që shkaktojnë temperaturë të lartë si fruthi, shyta, ethet, sëmundje periferike vaskulare, pneumoni, diabet i pakontrolluar dhe mungesa e zinkut", thonë mjekët britanikë.

Gjendja gjithashtu mund të shkaktohet nga sëmundja e mëlçisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress