Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 07:22

​Kërpudhat në vesh - video

Londër | 11/09/2019 17:26

Një grua, e cila shkoi për vizitë te mjeku në Vietnam, mbeti e befasuar me atë që ndodhej në kanalin e veshit të saj.

Mjeku zbuloi dhjetëra rritje të zeza, të ngjashme me kërpudhat, të cilat u hoqën shpejt. Ai beson se infeksioni i kërpudhave te kjo grua është shkaktuar nga një pushtim i baktereve të këqija, të cilat zvogëlojnë numrin e baktereve të mira në vesh.

Bakteret e mira ndihmojnë në luftimin e kërpudhave, me të cilat njerëzit kontaktojnë çdo ditë dhe zakonisht nuk shkaktojnë probleme.

Një specialist për vesh, hundë dhe fyt në spitalin ‘Bridge’ me qendër në Londër, ka thënë për mediat britanike se rritja e "kërpudhave" në kanalin e veshit është "një infeksion klasik i veshit që vetëm shuan dëgjimin".

Simptomat mund të përfshijnë dëgjimin e dobët, si dhe shkarkimin, skuqjen ose dhimbjen.

Një infeksion mund të ndodhë nëse dikush nuk ka dyllë të mjaftueshëm në vesh, që është mënyra sesi trupi mbron kanalin e veshit. Ato janë më të shpeshta në vendet me lagështi ose tropikale, pasi kërpudhat rriten më shpejt në kushte të ngrohta, transmeton KosovaPress.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress