Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.04.2018 12:56

​​Këpucët me laser ndihmojnë të sëmurët me Parkinson

Tuente | 03/01/2018 19:34

Universiteti holandez në Twente kanë krijuar këpucë që do të ndihmojnë në lëvizjen e njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit.

Këto këpucë janë të pajisura me transmetues të vegjël laser dhe testet e fundit që janë kryer kanë provuar të jenë jashtëzakonisht të dobishme për pacientët, pasi ato mund t'u ndihmojnë atyre të ecin normalisht.

Kur personi lëviz, laserët nuk ndizen, por sapo personi ndalon, ai menjëherë ndizet, transmeton KosovaPress.

Universiteti holandez ka konfirmuar se këto këpucë ndihmuan një numër të madh njerëzish të lëvizin normalisht.

Si një çrregullim progresiv i sistemit nervor qendror, sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim i lëvizjes.

Simptomat e kësaj sëmundjeje u përshkruan për herë të parë në vitin 1817 nga James Parkinson.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress