Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.04.2018 12:48

​Kakao kërcënohet me zhdukje të plotë?

Londër | 03/01/2018 13:03

Ekspertët parashikojnë se bota do të mbetet pa çokollatë për 40 vitet e ardhshme, pasi që kakao lufton për të mbijetuar në kushte gjithnjë e më të ngrohta atmosferike.

Kakao mund të rritet vetëm në 20 gradë në veri dhe në jug të Ekuatorit, dhe për të mbijetuar  kjo bimë kërkon kushte të veçanta në lidhje me lagështirën dhe reshjet e mjaftueshme. 

Megjithatë, rritja e temperaturës prej 2.1 gradë Celsius gjatë 30 viteve të ardhshme, për shkak të ngrohjes globale, pothuajse do ta shkatërrojë këtë bimë dhe me vetë këtë edhe industrinë e çokollatave, njoftoi shoqata amerikane për oqeane dhe atmosferë.

  Ndërsa temperatura rritet dhe tërheq gjithnjë e më shumë ujë nga toka dhe bimët, shkencëtarët besojnë se do të ketë shi të mjaftueshëm për të kompensuar humbjen e lagështisë. Nëse kjo ndodh, kultivuesit e kakaos do të duhet të transferojnë plantacionet e tyre në terrene të shumta, transmeton KosovaPress. 

Konsumatori mesatar në Perëndim ha 286 çokollata në vit. Që nga vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, më shumë se një miliard njerëz nga Kina, Indonezia, India, Brazili dhe ish Bashkimi Sovjetik hynë në tregun e kakaos.

Furnizimi nuk është në përputhje me kërkesën në rritje, dhe besohet se mënyra e kultivimit të kakaos është një fajtor, pasi nuk ka ndryshuar për qindra vjet.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress