Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 20.10.2019 10:19

​Kaelin, Ratcliffe dhe Semenza marrin çmimin Nobel në Mjekësi

Prishtinë | 07/10/2019 15:38

Amerikanët William Kaelin dhe Gregg Semenza si dhe britaniku Peter Ratcliffe morën sot çmimin Nobel për Mjekësinë për zbulimin e tyre lidhur me përshtatjen e qelizave ndaj oksigjenit, njoftoi instituti suedez ”Karolinska”.

Çmimi i referohet zbulimit se si qelizat përdorin oksigjenin.

Ky mekanizëm ka një rëndësi thelbësore për mbajtjen e shëndetshme të qelizave dhe zbulimi ka hapur rrugën për të kuptuar rreth shumë sëmundjeve, sidomos ato të lidhura me aneminë dhe kancerin.

Me shpalljen e fituesve të çmimit Nobel për Mjekësinë 2019, hapet seria e çmimeve të dhëna nga fondacioni ”Nobel”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress