Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:07

​Japonia i dhuron pajisje mjekësore QKUK-së në vlerë 1.3 milionë euro

Prishtinë | 07/11/2019 11:52

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) sot është bërë dorëzim-pranimi i pajisjeve mjekësore nga granti i Qeverisë së Japonisë, vlera e të cilave është 1.3 milionë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se pajisjet në shumë klinika tashmë veçse janë funksionale dhe pacientët mund të marrin këto shërbime në spitalin publik e jo privat.

Sipas Ismailit vlera e donacionit është 1.3 milionë dhe se së shpejti përmes këtij donacioni do të fillojë edhe trajtimi i sulmeve në tru.

Ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma teksa ofroi përkrahjen e Japonisë për Kosovën dhe njerëzit e saj tha se është i lumtur që i sheh pajisjet mjekësore japoneze të vendosura në klinikat e Kosovës.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu derisa ka përmendur disa nga pajisjet që janë në kuadër të këtij donacioni tha se përmes këtyre pajisjeve të reja do të ofrohen shërbime profesionale për pacientët e QKUK-së./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress