Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:49

​Ja pse nuk duhet të kafshoni thonjtë

| 04/06/2019 19:04

​Kafshimi i thonjve është një ves që shumë persona e kanë si antistres pa menduar rrezikun që ju kanoset nga një veprim i tillë.

Të kafshosh thonjtë është një veprim me pasoja shëndetësore dhe shumë të rrezikshme.

Ekspertët pohojnë se më shumë se sa problemi estetik duhet të na brengosë ai shëndetësor. Anëtari i shoqatës së dermatologëve amerikanë, Richard Scher, paralajmëron se kjo shprehi me vete sjelle dhe shumë probleme tjera shëndetësore.

Për fillim, përfundi thonjve fshihen baktere si ajo ‘E. Coli’, të cilët do ta futni në organizëm derisa kafshoni thonjtë.

Në këtë mënyrë mund të shkaktoni dhimbje në bark apo edhe të infektoheni dhe helmoheni. Nëse në përgjithësi e shohim këtë problem, apo më mirë të themi këtë shprehi të dëmshme, problem i madh janë edhe prerëset e thonjve.

Kur t’i shkurtoni thonjtë gjithsesi se do të largoni edhe ndonjë pjesë të lëkurës pranë thoit.

Kjo me të vërtetë tingëllon paksa si e çuditshme, por me të vërtetë ka shumë gjasa që përreth thoit ta infektoni lëkurën.

Në disa raste problemi mund të zgjidhet me një vizitë te mjeku, por nëse problemin e lini anash, ai në vend se të zgjidhet vetvetiu natyrisht se do të shndërrohet në një problem edhe më serioz.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress