Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:27

​Ja pse nuk duhet përdorur biberin në restorant

Prishtinë | 12/10/2017 17:38

Mendoni mirë para se herën e ardhshme të përdorni këtë erëz.

Edhe pse është logjike të mendosh se tualete i nënshtrohen më së shumti baktereve në restorante, shumica nuk është në dijeni se dy gjërat më të ndotura ndodhen në tavolinë, transmeton KosovaPress.

Rezultatet e studimit të Consumer Safety tregojnë se në vendin e parë për nga ndotja në objektet turistike është menyja e ushqimeve, që mesatarisht përmban 185.000 baktere, apo 100 herë më shumë se sa nga numri i baktereve që ka guaska e WC.

Në vendin e dytë renditet mbajtësja për biber (11.600 baktere), e cila kapërcehet nga personat me rastin e pastrimit, derisa mikroorganizmat vazhdojnë të mbeten. 

E njëjta vlen për të gjithë mbajtëset që përmbajnë kripë, sheqer, vaj dhe uthull.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress