Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.10.2017 08:51

​Ja pse dalin puçrra në fytyrë gjatë udhëtimeve të gjata

Londër | 11/08/2017 17:23

Dermatologu amerikan Neal Schultz thotë se “aknet e aeroplanit” nuk janë vetëm legjendë urbane, por ekzistojnë me të vërtetë.

Sipas tij, ato shfaqen kryesisht nëse udhëtoni nga Perëndimi drejt Lindjes dhe e anasjelltas.

Shcultz thotë se si pasojë e ndryshimeve të reja të orareve, trupi reagon ndaj stresit duke sekretuar kortizon nga gjëndra mbiveshkore.

“Sa herë që kjo lloj gjëndre prodhon kortizon, ajo lëshon një sasi të vogël të hormoneve mashkullore. Pasi gratë kanë nivele të ulëta të hormoneve mashkullore, sasia e lëshuar nga gjëndra mbiveshkore është e lidhur direkt me krijimin e akneve në fytyrë, por edhe me dehidratimin e saj”, ka thënë ai.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress