Autorët e studimit thonë se humbja e kursimeve të jetës ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë afatgjatë. Personat që përjetojnë shok pas humbjes të të hyrave ose kursimeve, kanë 50 për qind më shumë gjasa të vdesin në 20 vjetët e ardhshme se sa ata që nuk u ka ndodhur një gjë e tillë.
Njerëzit pa kursime kanë rrezik edhe më të madh, diku 67 për qind. Ndërsa ata që mbeten pa para, të hyra ose kursime kanë rrezik me ruajtjen e shëndetit psikik për shkak të humbjeve financiare. Rezultatet konfirmojnë studimet e mëhershme dhe vërtetojnë ndryshimet drastike në një periudhë të shkurtër kohore në aspektin shëndetësor, si paraqitja e tensionit të lartë, depresionit, keqpërdorimit të substancave dhe dëmtimin e zemrës, transmeton KosovaPress.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018