Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:57

​Italia nuk i lë nxënësit e pa vaksinuar të ndjekin mësimin

| 12/03/2019 14:07

Nxënësve italianë iu është thënë të mos kthehen në shkollë, vetëm nëse arrijnë të dëshmojnë se janë vaksinuar.

Vaksinimi i detyrueshëm ka ngjallur një debat të madh në Itali, ndërsa prindërit rrezikojnë të dënohen deri në 500 euro nëse i dërgojnë fëmijët në shkollë pa i vaksinuar.

Kjo masë u mor pas shtimit të rasteve me fruth. Me ligjin e ri të quajtur “Lorenzin”, si ish-ministri i Shëndetësisë që e ideoi këtë rregull, fëmijët duhet të marrin disa vaksina përpara se të ndjekin shkollën për t’u mbrojtur nga disa sëmundje.

Fëmijët më të vegjël se 6-vjeç do të dëbohen nga kopshtet në rast se nuk janë të vaksinuar, ndërsa atyre ndërmjet 6 e 16-vjeç nuk do t’ju mohohet e drejta e shkollimit, por prindërit e tyre do të dënohen.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress